Video fyese/ Të rinjtë serbë heqin flamurin kombëtar nga ambasada e Shqipërisë në Beograd

Video me pamje fyese për popullin shqiptar po qarkullojnë në rrjet, ku duken disa të rinj serbë të cilët kanë hequr flamurin shqiptar që ndodhej në afërsi të Ambasadës Shqiptare në Beograd.

Videoja e regjistruar është publikuar në rrjetet sociale, ndërkohë që shkruhet: Bravo rini, Serbia është e përjetshme përderisa i qëndrojnë besnikë fëmijët e saj!


Megjithëse tashmë vendi ynë ka marrëdhënie mjaft të mira me Serbinë, duket se të rinjtë nuk janë mjaftueshëm të informuar dhe janë ushqyer me mllefin e të kaluarës. Ky në fakt është një shembull jo i mire, pasi duhet të jetë pikërisht rinia ajo që duhet të ndryshojë gjërat për mirë e të lëre pas të shkuarën.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *