Vrasja e ish-policit në Laç! Vrasësit e maskuar me kapele dhe maskë, merren në pyetje 20 të dyshuar

Vijon të mbetet mister vrasja e ish-efektivit të policisë, ditën e djeshme në Laç, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit policia ka shoqëruar dhe ka marrë në pyetje rreth 20 persona të dyshuar që mund të kenë dijeni apo informacion mbi krimin.

Megjithatë dëshmitë e tyre nuk kanë rezultuar aspak efektive dhe nuk I kanë ndihmuar grupit hetimor për të shkuar drejt zgjidhjes së misterit dhe zbulimit të autorëve. Gjithashtu forcat speciale kanë ushtruar kontrolle në disa zona të Kurbinit, por pa arritur të gjejnë atentatorët apo dhe armen e krimit. Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek konfliktet të djalit të Xhelal Reçit, Besnikut të cilit ju bë atentat me armë zjarri në gusht të vitit 2020, por fatmirësisht arriti të shpëtojë pa marrë lëndime. Konfliktet e tij po kalojnë në siten e hetuesve me qëllim identifikimin e autoreve.

Vrasja është filmuar nga kamerat e sigurisë të disa biznese, por identifikimi i autoreve duket mjaft i vështire, pasi ata kanë qenë me kapele maska mjekësore. Ndërkohë makina e përdorur nga atentatorët e cila u gjet e djegur në Milot rezulton të jetë vjedhur rreth 1 muaj më parë në Brostar të Fierit dhe në të ishin vendosur targa Italiane.

Autorët duket se kanë qenë duke e ndjekur dhe shfrytëzuan momentin kur ai zbriti nga makina për ta sulmuar me armë zjarri pistoletë! Autorët e kanë ruajtur dhe vëzhguar prej ditësh 61-vjeçarin para se ta vrisnin atë. Xhelal Reçi është qëlluar me dy plumba, njëri prej të cilit e ka kapur në gjoks dhe me reflekset e ish policit ka tentuar t’i shpëtojë sulmit duke hyrë në një rrugicë mes dy objekteve! Por plaga që kishte marrë ishte vdekjeprurëse.

Pistë kryesore e hetimit të ekzekutimit të Xhelal Reçi janë konfliktet e të birit Besnik Reçi, të cilit një vit më parë i është bërë një atentat gjatë kohës që po lëvizte me familjen e tij. I biri Besnik Reçi njihej si një person tejet problematik, ku sherret dhe konfliktet i kishte të shumta me personat në Laç e më gjerë. Që prej kohës që i është bërë atentati, Besnik Reçi ka qëndruar pothuajse i fshehur dhe nuk ka lëvizur në ambiente të hapura, për shkak të frikës se mund ta vrisnin.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *