S’ka qetësi për Françeska Jaçen. Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother”, është përballur së fundmi me situata të vështira. Në muajin nëntor të vitit të shkuar, ajo u përfshi në një aksident rrugor, ku makina e saj tip “BMW” u kthye totalisht përmbys.
Sipas policisë në atë kohë, shkak u bë shpejtësia e madhe teksa drejtonte mjetin. Ndërsa mbrëmjen e djeshme, makinës “Range Rover” në pronësi të Jaçes u përfshi nga flakët. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
View this post on Instagram
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:04, në lagjen “Pavarsia”. Dyshimet paraprake janë që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm, pasi mendohet se makina luksoze “Range Rover” është tentuar të vidhet.
Sipas burimeve të policisë, automjetet luksoze kanë një sistem anti-zjarri që kur ndjejnë flakë në afërsi të sensoreve në pika të caktuara, hapen automatikisht. Makina e Françeska Jaçes është nder mjetet më të shtrenjta, pasi vlera e saj shkon në mbi 50 mijë euro.
Dy pistat e hetuara janë ato të një tentative për zjarrvënie të qëllimshme, dhe pista e dytë është ajo e tentativës për vjedhjen e makinës, e cila në tregun e automjeteve të vjedhura ka po ashtu vlerë të lartë.
View this post on Instagram
Ja se çfarë njoftonte policia
Më datë 29.03.2021, rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarsia”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”, në pronësi të shtetases Franceska Jaçe., banuese në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.
View this post on Instagram