Dhunoi mizorisht vajzën 6-vjeçare, gjykata merr vendimin për të atin nga Kamza

Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest me burg për 27-vjeçarin nga Kamza R. K., i cili akuzohet se ka dhunuar të bijën 6-vjeçare duke i lënë asaj shenja dhune dhe kafshime në trup.

Bëhet me dije se seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, për shkak se e dhunuara është e mitur.

Kjo ngjarje tronditëse ka ndodhur vetëm pak ditë më parë, ku babai teksa ka qenë vetëm me vajzën e ka dhunuar rëndë me pretendimin se ajo po e bezdiste.

Me të mbërritur në spital vajza iu nënshtrua disa ndërhyrjeve mjekësore, sepse ka dëmtime të rënda në organet e brendshme. Ka qenë nëna që ka bërë denoncim në polici, ndërkohë që e mitura aktualisht ndodhet ne spital ne gjendje te rende.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *