Votimet e 30 qershorit, përfundon seanca! Flet Voltana Ademi dhe avokati Daci

Gjykata Kushtetuese përfundoi seancën e shqyrtimit të çështjes së zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Palët diskutuan pretendimet e tyre për gati 1 orë e gjysmë. Në fund të seancës, trupa gjykuese deklaroi se vendimi do te jepet brenda afateve kushtetuese.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka dhënë një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës.

E pyetur nga gazetarët e pranishëm nëse do të jetë ajo sërish kandidate për kryetare Bashkie, nëse Gjykata Kushtetuese vendos ripërsëritjen e zgjedhjeve, Ademi u përgjigj:

“Duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë. Kërkesa jonë mbetet kjo. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë dhe përgjithësinë të kenë zgjedhje të rregullta zgjedhore, këtë shpresojmë të konkludojë Gjykata Kushtetuese”.

Pas seancës foli edhe avokati i palës paditëse, Jordan Daci.

Kemi kënaqësinë që të themi për publikun se ky është një proces që asnjë palë s’do të dalë e humbur. Do të fitojë demokracia. Përtej asaj që ka thënë Venecia, zgjedhësve duhet t’u jepet një kuptim i ri për zgjedhjet. Zgjedhësit duhet te kenë te drejte te zgjedhin.

Ndaj zgjedhjet e 30 qershori nuk ishin në përputhje me parimet e Komisionit të Venecias. Ky opinion nuk është detyrues dhe as i saktë. Në paragrafin 47 e pranon. Në 28 e mohon.

Nga ana tjetër unë bërë pyetjen; nëse nuk është gjykata kushtetuese, kush është atëherë?! Përse komisioni i Venecias nuk anashkalon me qëllim këto vendime. Ka kompetencë’, tha Daci në një prononcim për mediat.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *