Përfaqësuesi i Lartë i Kombeve të Bashkuara të Bosnje-s, Christian Schmidt ka paralajmëruar se vendi është në rrezik për t’u shpërbërë dhe se ekziston mundësia e rikthimit të një konflikti.
Në raportin e publikuar nga “The Guardian” Schmidt deklaron se serbët kërcënojnë të përçajnë ushtrinë e Bosnjes në dysh për të formuar një ushtri të tyren, gjë që do të çonte domosdoshmërisht në një përplasje të armatosur. Ai kërkoi shtimin e forcave paqeruajtese në mënyrë që të shmanget një gjakderdhje tjetër e madhe si ajo e fillimit të viteve ’90.
Në fillm të viteve ’90 forcat serbe masakruan mijëra boshnjakë të pafajshëm vetëm për faktin se ishin myslimanë.
Presidenti i serbve të Bosnjes, Milorad Dodik deklaroi se synonte të ndërtonte ushtrinë e serbve duke u tërhequr në të pjesën serbe të Bosnjes duke kërcënuar Perëndimin se nëse ata do të ndërhynin ushtarakisht, atëherë ai do të thërriste për ndihmë “miqtë në Lindje” duke folur për Rusinë.
Burimi:The Guardian/Përshtati:Priza.al/