Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore Rezana Vrapi është shkarkuar nga detyra. Vendimin e ka marrë Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ndërsa arsyet e shkarkimit nuk janë bërë ende publike.
Vrapi drejtonte këtë drejtori prej vitit 2014. Muajt e fundit Qendra e Shërbimeve Arsimore është kritikuar shpesh nga maturantët për testet e Maturës Shtetërore të cilët janë ngritur në protesta disa ditore.
/Priza.al/