Debate në Komisionin e Ligjeve, Alibeaj: Propagandë! Ligji i bashkëqeverisjes i padobishëm, krijon …

Debate të forta janë shkaktuar ditën e sotme gjatë seancës së Komisionit të Ligjeve në lidhje me ligjin për bashkëqeverisje.

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e ka kundërshtuar këtë ligj duke thënë se është i padobishëm sepse cungon edhe ligjet e tjera pasardhëse.

Nga krahu tjetër, kryetarja e komisionit Klotilda Bushka, tha se me bashkëqeverisje, i jepet mundësi qytetarëve të japin ndihmën dhe idetë e tyre në shumë nisma.

Debati:

Alibeaj: Nëse keni ngut ta miratoni, respektoni Rregulloren. Nuk po tentojmë të ndryshoni votën. Duhet të na jepni të drejtën për të folur. S’keni ndërmend të bëni asgjë më shumë sesa propaganda. Kjo është tallje me ligjin e koncept

Klotilda Bushka: Termi bashkëqeverisje do të thotë që nëpërmjet këtij ligji i jepet mundësi qytetarëve, të marrin pjesë në nisma, të thonë fjalën e tyre, të japin një vlerë.

Enkelejd Alibeaj: Amendament, neni 4 të shfuqizohet, arsyeja sepse është i padobishëm. E para në pikën 1 që thoni grup interesi që mbron interesin e një grupi. Kjo është e njëjta gjë. Kjo do të thotë që po krijoni konfuzion në legjislacion, që është i padobishëm, por jep impakt dhe në ligjet e tjera. I kam lexuar edhe komentet tuaja. Është e pa denjë, që ministrja të vij e të thotë që kam hequr dorë nga ligji që kam miratuar. Duhet hequr i gjithë neni sepse është i pa sens. Keni deformuar

Toni Gogu: Ne duhet të vazhdojmë votimin nen për nen si e kërkon rregullorja, e nëse do të ketë mendime kundërt, ato do të dëgjohen.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *