Trafikonte lëndë narkotike dhe tentoi të vriste një polic, ja me sa vite burg dënohet aktori i ‘Sulejmanit të Madhërishëm’

Gjykata e Stambollit ka publikuar vendimin me 16 vite burg për aktorin e njohur të telenovelave Adnan Koç. Ai u arrestua në vitin 2018, në qytetin Atasehit gjatë një operacioni anti-drogë, ku së bashku me vëllanë dhe disa të tjerë i rezistuan gjatë aksionit dhe plagosën disa efektivë të rendit.

Siç raporton mediumi i njohur turk “Sabah”, krahas akuzës për trafik të lëndëve narkotike, gjykata e dënoi atë edhe për “tentative vrasjeje të punonjësit të policisë”.

Kjo është një akuzë e rëndë sipas kodit penal turk, detaj i cili edhe i ka rënduar vitet e burgut.

Image

Koç, ka luajtur në një numër të madh telenovelash turke, një pjesë e të cilave përfshihet edhe “Sulejmani i Madhërishëm”, ku kishte rolin e Behram Pashës.

Image

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *