Shpeshherë na rastis të përballemi me persona të cilët në pamje të jashtme kanë shumë ndryshim nga të qënurit perfekt, por kjo nuk i ka bërë të dorëzohen apo të mos e duan jetën. Disa shembuj janë:
Winnie Harlow
Që nga fëmijëria e saj, Winnie ka vuajtur nga “vitiligo”, një çrregullim i pigmentit lëkurës. Edhe pse përgjatë fëmijërisë e më tej ajo është paragjykuar nga ky çrregullim, ajo nuk hoqi kurrë dorë nga ëndrrat e saj. Sot ajo është një nga modelet më të famshme në botë, ndërkohë që në konferencën e fundit të TED ajo foli për vitiligo-n duke e cilësuar atë një gjendje të lëkurës dhe jo një mallkim që mund t’i prishë jetën.
Peter Dinklage
Ylli i “Game of Thrones”, “Chronicles of Narnia” dhe “X-Men” është duke na vërtetuar se të qenit karizmatik dhe i talentuar janë shumë të rëndësishme në jetë. Aktori Peter Dinklage lindi me një sëmundje të trashëguar të quajtur – achondroplasia – rezultatet e të cilit janë nanizmi.
Sylvester Stallone
Që në lindje nervat e fytyrës së aktorit Sylvester Stallone pësuan një dëmtim. Si pasojë e një gabimi mjekësor ai kaloi në një paralizë të pjesshme. Por ky problem nuk e ndaloi Sylvester të bëhej një nga aktorët më të famshëm në botë duke debutuar në rreth 50 filma e arritur famë ndërkombëtare.
Marlee Matlin
Marlee u bë i vetmi person që nuk dëgjon e mori një çmim Oscar si aktorja më e mirë. Ajo gjithashtu ka luajtur në serinë televizive Desperate Housewives, Body Parts, My Name is Earl, Switched at Birth dhe shumë seri të tjera.
/Priza.al/