Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Greqi, pasi u fut në territorin e shtetit fqinj duke mos respektuar kontrollin në pikën kufitare. Në Qafë-Botë, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, nuk iu bind policëve për kontroll, duke thyer traun e doganës greke.
Ngjarja
Pasditen e sotme, ai po udhëtonte drejt Greqisë me makinë dhe në doganën e Qafë Botës ku iu kërkua të ndalonte për kontroll.
Por, për arsye që nuk dihen, ai nuk ndaloi, rriti shpejtësinë e makinës, theu traun e doganës dhe kaloi në territorin e vendit fqinj. Në ndjekje të tij u vunë 6 automjete të policisë greke, duke bërë të mundur arrestimin e tij në Igumenicë, pas 30 kilometrash ndjekje.
Në tentativë për t’u larguar, ai ka përplasur edhe një automjet të policisë greke, por fatmirësisht nuk mbetën persona të lënduar. Ndaj tij pritet të merren masa, por fillimisht do të kontrollohet edhe makina me të cilën udhëtonte drejt Greqisë.
Shqiptari është shoqëruar në polici ndërsa nga kontrollet në automjet nuk janë evidentuar sende të paligjshme. Dyshohet se ai vuan probleme psikologjike.
/Priza.al/