FOTO/ ‘Foltorja’ e Kamzës, Berishën e presin me daulle dhe saze. Thirrje dhe parulla kundër Bashës  

Kamza nuk ka humbur rastin për të treguar edhe një herë tjetër se është më shumë se sa demokrat, një bastjon “Berishjan”.

Simpatizantë të shumtë kanë pritur ish-kryeministrin Sali Berisha me daulle dhe saze, dhe sigurisht me flamurin e Partisë Demokratike në dorë!

Ashtu siç edhe ka lajmëruar më herët, Berisha mbajti sot foltoren e radhës në Kamëz, ku qindra simpatizantë të mbledhur për ta mirëpritur e mbështetur ish kreun e Partisë Demokratike, ishin mbledhur dhe kishin nisur festën.

Kjo lëvizje e krijuar nga ish-kreu historik i PD-së, Sali Berisha, erdhi pas dëbimit nga Grupi Parlamentar i PD-së, e tashmë është një luftë e hapur mes këtij të fundit dhe Bashës.

Nga njëra anë Basha është rikthyer me opozitën në Kuvend, nga ana tjetër Berisha ka ndërmarrë një tur nëpër qytete të ndryshme të vendit, për të rikthyer parimet bazë të PD-së dhe kundërshtuar aleancën e krijuar Rama-Basha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *