Në një pellg gjaku, shqiptari gjendet i vrarë në Gjermani/ BILD: U zunë para klubit të natës!

Një shqiptar është vrarë jashtë një klubi në Koln të Gjermanisë. Sipas “BILD”, 25-vjeçari nga Shqipëria nuk jetonte në atë qytet, por kishte shkuar për të vizituar një të afërm.

Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar akoma, por deri më tani prokurori Ulrich Bremer ka bërë me dije se dyshohet se është përdorur një objekt i mprehtë.

Dëshmitarët e gjetën shqiptarin në një pellg gjaku dhe njoftuan menjëherë Policinë, por as ekipet e shpëtimit nuk mundën ta ndihmonin.

Paraprakisht dyshohet se shqiptari është vrarë pas një sherri me një person tjetër, por nuk dihet përse ka nisur përplasja dhe kush është autori i vrasjes. Një dëshmitar tha për BILD: Ata fillimisht u zunë brenda, më pas dolën jashtë. Aty pashë që njëri u shemb në tokë.

 

/Burimi: BILD/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *