Bledi Çuçi ‘lë’ Ministrinë e Brendshme pak ditë para zgjedhjeve, ia delegon kompetencat zv.ministrit (EMRI)

25 ditë përpara zgjedhjeve, Bledi Çuçi nuk do të jetë ministër i Brendshëm.

Kjo pasi ia ka deleguar kompetencat, zv. Ministrit Besfort Lamallarit, për shkak të angazhimit të tij në zgjedhjet e 25 prill, si kandidat për deputet dhe drejtues politik i qarkut të Gjirokastrës.

Këto kompetenca Lamallari i ka marrë në datën 25 mars dhe do i mbajë deri në 30 prill, 5 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve. Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është botuar në fletoren zyrtare.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *