‘Përjashtimi i Berishës, vendim i drejtë’! Grida Duma bën deklaratën e fortë kundër ish-kreut të PD-së: Strukturat nuk u mblodhën sepse…

Mëritë dhe inatet e përplasjeve të hershme në mbledhjet e partisë, ajo duket se i kishte ruajtur si “hasa nën mëngë” dhe sot i ka lëshuar.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka komentuar vendimin e Lulzim Bashës, për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, nga grupi parlamentar.

Në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews, Duma deklaroi se, vendimi i Bashës ishte i duhur, duke shtuar se, strukturat nuk u mblodhën sepse nuk ishin të mirëinformuara për çështjen.

Sipas saj, Berisha nuk është përjashtuar nga PD-ja, por thjesht është pezulluar deri sa të sqarohet çështja e shpalljes “non-grata”.

“Askush nuk i ka thënë kreut të PD-së se si duhet marrë ky vendim. Unë mendoj se marrëdhëniet me SHBA-të janë mbi statutin. Marrëdhëniet me SHBA-të janë mision për ekzistencën e PD-së.

Nëse kryetari i partisë do e delegonte në struktura, ato do kishin mungesë të informacionit. Berisha i ka thënë Bashës se, do e zgjidh këtë gjë me gjyq. Vendimi i DASH nuk njihet as nga Berisha, atëherë mbi çfarë baze do të votonte baza?

“Unë mendoj që pasojat e vendimit që ka marrë Basha, do ta shtroj si e mendoj. Duhet ta merrte Lulzim Basha dhe ishte një vendim i duhur.

Basha nuk duhet të më delegonte përgjegjësinë. Të tjerët janë të përfshirë emocionalisht në këtë vendim. Nuk pati përjashtim të Berishës, por pezullim.

Kur thua nuk është çështje e PD atëherë duhet ta lësh vetë partinë, dhe të vazhdosh misnionin për të qartësuar pozicionin tënd”,- tha Duma.

/Burimi: Euronews/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *