Apple po redukton prodhimin e iPhone 13-ëve të lëshuar muajin e kaluar. Shkak janë bërë furnitorët Broadcom dhe Texas Instruments pasi nuk mund të ofrojnë çipa të mjaftueshëm për telefonin.
Wu shkroi, “Apple Inc. ka të ngjarë të reduktojë objektivat e saj të prodhimit të iPhone 13 për vitin 2021 me deri në 10 milionë njësi.
Kompania kishte pritur të prodhonte 90 milionë modele të reja iPhone në tre muajt e fundit të vitit, por tani po u thotë partnerëve të prodhimit se totali do të jetë më i ulët sepse Broadcom Inc. dhe Texas Instruments Inc. po luftojnë për të ofruar komponentë të mjaftueshëm.
/Priza.al/