Akuzohej për trafik droge në Itali, por fshihej në Shqipëri! 29-vjeçari arrestohet në Tiranë

Një person ka rënë në pranga e policisë së Tiranës. Ai ishte  shpallur në kërkim në Itali për veprën penale ‘Trafikim i narkotikëve’. Ndaj 29-vjeçarit është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Gjykata e Bergamos për drogë. Sapo të mbyllen procedurat, ai do të ekstradohet drejt Italisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 29-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit Gj. L, 29 vjeç, banues në Tiranë.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Bergamos, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve.”.Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *