VIDEO/ Gjermania- Shqipërisë: Blloko Call-centerat mashtrues! Policia u ‘lë kohë’ të zhduken. Gazetari publikon pamjet: Ja si  po boshatisin zyrat…

Parajsa e Call-centera-ve mashtrues dhe grabitës në Tiranë, që u boshatisnin xhepat të gjithë qytetarëve europian me mashtrime për bursa dhe pasuri, ka nisur të tronditet.

U desh të vinte një letër porosi nga Gjermania dhe një kërkesë e vazhdueshme që shteti shqiptar dhe institucionet ligjzbatuese të shkundeshin për të nisur hetimet dhe kontrollet ndaj bizneseve mashtruese si Call-centera-t.

Por ditë e fundit kanë qenë më shumë mediat, ato që e kanë reklamuar me të madhe këtë operacion që sapo ka nisur, se sa vet Policia e Shtetit. Madje “gojët e liga” po thonë se duke qenë se shumë nga bizneset e Call-centera-ve “i kanë miliarderë rusë dhe hebrenj në ortakëri me politikanë dhe deputetë shqiptarë, këta të fundit kanë bërë lobimin e duhur që këtyre bizneseve t’u jepet pak kohë sa të fshehin gjurmët ose të ndryshojnë ‘bazat’”.

Dhe në ditët e fundit në Tiranë është parë një boshatisje e shumë zyrave nëpër pallate apo qendra tregtare, të cilat përdoreshin më së shumti nga bizneset e Call-centera-ve, që ishin kthyer edhe në një burim të mirë fitimi dhe pune për shumë të rinj.

Nisja e hetimeve nga ana e SPAK në lidhje me “Call center”-at që mashtrojnë qytetarë nga vende të ndryshme të Europës, duket se ka vënë në lëvizje pronarët e shumë bizneseve të tilla informale në Tiranë.

Këtë lëvizje të këtyre subjekteve e ka pasqyruar edhe gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili ka publikuar pamjet gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, ku shihet sesi disa të rinj heqin të gjithë bazën materiale nga biznesi i tyre, i vendosur në një pallat në qendër të Tiranës.

Gazetari thotë se, njëri prej ortakëve të këtij biznesi ishte shtetas gjerman, ndërkohë që tjetri, lëvizte me një makinë luksoze. Sipas tij, ata po tentojnë që të fshehin gjurmët sa më parë që të jetë e mundur.

“Mbani frymen njerez! Lajm i minutes se fundit… Kjo historia me call center mori paksa per dreq…  Mjaftoi nje jave denoncime ne media dhe nje urdher i Drejtorit te Pergjithshem te Policise Gledis Nano, qe “boset” te urdheronin boshatisjen me urgjence ne mes te nates, te ambjenteve ilegale ku kishin vendosur call center-at e tyre.

Pamje direkte, qe tregojne sesi po boshatiset ne oret e vona te nates, nje ambjent call center i vendosur ne katin e dyte te nje pallati ne qender te Tiranes. Mesa duket dy ortaket, njeri shtetas gjerman dhe tjetri ne mos gaboj, leviste me Lamburgini, kane vendosur te fshehin gjurmet sa nuk eshte vone.

Shprehja popullore “kembet e shpejta, faqja e bardhe”, ne kete rast merr kuptim me shume se kurre. Mesa duket, klientet ne Gjermani, ne Zvicer apo vende te tjera te BE-se, duhet te urojne, qe policia e prokuroria shqiptare t’i gjejne “agjentet” e tyre te burses, perpara se ata te jene zhdukur pa lene gjurme dhe me llogarite e boshatisura drejt ishujve offshore ….”,- shkruan Hoxha në postimin e tij.

Video…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Artan Hoxha (@artanhoxhaofficial)

Kujtojmë se ditët e fundit, SPAK ka nisur hetimet për të paktën 10 biznese call center, pas sinjaleve që janë marrë nga shtete të ndryshme europiane, ku shumë qytetarë të tyre, janë mashtruar me shuma të mëdha parash, me pretendimin që ti investonin në bursë.

Por në një kohë që brokerët dhe bursat mashtruese po marrin kohën e tyre për të fshehur gjurmët, me gjasë institucionet e shtetit do lëshohen për kontrolle te kompanitë e rregullta të Call-centera-ve që ushtrojnë shërbime dhe shit-blerje dhe që janë të regjistruara si të tilla edhe në Tatime.

Vetëm pak kohë më parë edhe “Priza.al” me anë të një shkrimi, të bërë pas një denoncimi të një shtetaseje në adresën tonë, denoncoi e para mashtrimin që qytetarëve shqiptarë u bëhej me oferta dhe shërbime të ndryshme, por në lojë nuk ishin “bursat ndërkombëtare”, por vjedhja e të dhënave personale (na atë që binin viktima) dhe aplikimi nga personat e këtyre subjekteve për të marrë sa më parë mikrokredi pranë institucioneve të mikrofijnancave.

Kuptohet, sipas kësaj skeme paratë i merrte ai që paraqitej me të dhënat e një karte identiteti, në një kohë që kredia më pas i bartej “viktimës” që kishte rënë pre e mashtrimit dhe në mirëbesim kishte dhënë gjeneralitetet dhe kodet e kartës ID.

Por duket se kjo skemë nuk u intereson të merret seriozisht as nga SPAK-u, as nga Policia e Shtetit dhe as nga Krimi Ekonomik, sepse kuptohet këtu kërkesën dhe apelin nuk e bënë Ambasada Gjermane, por një media si “Priza.al”.

Megjithatë urojmë që të mos jetë vonë kur kjo skemë e madhe të plasë dhe të përfshijë edhe qytetarë shqiptarë me pasaporta europiane.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *