Komisioni i Edukimit/ Nga falja e tarifave tek mbyllja e universitetit, plas sherri mes Luçiano Boçit dhe Evis Kushit

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku po zhvillohet një dëgjesë me ministren e Arsimit Evis Kushi.

Debati për universitetin e Elbasanit ka ngritur tonet mes deputetit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçit dhe ministres së Arsimit Evis Kushit. Boçi u shpreh se universiteti i Elbasanit është drejt mbylljes pasi nuk ka financim. Kjo deklaratë irritoi Kushin e cila i drejtohet deputetit duke i thënë se si mund të thotë këto fjalë, të cilat sipas saj janë propagandë.

Boçi: Ty të është mbyllur Elbasani, universiteti jot. Se nuk ka financim, cila është paketa financare për të shpëtuar universittin. Ka rënë gongu, kemi humbur sensin, e kupton se çfarë alarmi është. E kupton të humbasë mësimi në Shkodër, Korçë. Jemi në mjerim duket të lëvizim me reformat. Nuk kemi më prodhim mësuesish pas 10 viteve. Ne ngremë zërin merrni ekselentët, mos i lini të zvarriten mësuesit, me të drejtë u kërkua rritja e pagave. E kupton ti të jem pedagog ndërkombëtar dhe të marr 600 euro.

Kushi: Si mundet ju të bëni komente më negative për universitetin e Elbasanit. Si mund ti thoni studentëve të Elbasanit, se universiteti i tyre është i mbaruar, kjo është propaganda më e keqe që ju mund ti bëni qytetit.

Ndër të tjera, Luçiano Boçi i propozoi Evis Kushit që të falë tarifat studentore. Ai tha se nëse propozimi i tij vihet në zbatim, do të jetë stimul për vaksinimin.

Boçi: Kam një popozim. Falja e tarifave është një stimul shumë i mirë për vaksnimin. Ajo që thatë ju më bën të dyshoj se ju jeni kaotike në atë që thoni. Këto janë politika që kanë synime të caktuara. Kënga jote është kënga e mjerimit të arsimit. Kush është rezultati, fëmijët tanë nuk janë më të arsimuarit.
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *