I qëllojnë me armë në banesë, denoncimi i efektivit: Policia fsheh ngjarjen

Efektivi i Policisë Rrugore Mat Ilir Pica është kërcënuar me jetën e tij dhe të familjarëve. Mësohet se vetë efektivi ka bërë kallëzim në Policinë e Shtetit se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt shtëpisë së tij.

Si pasojë e të shtënave nuk ka pasur persona të lënduar dhe as dëme materiale, por familja e efektivit është terrorizuar dhe ndihet e kërcënuar për jetën.

Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar autorët në banesën e Picës për të qëlluar me armë, por dyshohet se bëhet fjalë për ndonjë konflikt për shkak të detyrës.

Efektivi thotë se për këtë rast ka bërë denoncim pranë Komisariatit numër tre, por këta të fundit nuk kanë bërë asgjë në lidhje me mbrojtjen e familjes.

Ngjarja është mbajtur e fshehur nga policia e cila nuk ka dhënë asnjë deklaratë për rastin në fjalë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *