Nuk justifikoi 60 mijë euro që iu gjetën në banesë, gjykata merr vendimin për ish-drejtorin e Kadastrës Vlorë

Gjykata e Apelit ka lënë në burg ish-drejtorin e Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci. Në gjykatën bashkë me Trocin, mbërritën edhe Bardhyl Gjikaj dhe Spiro Duni.

Të tre këta persona zgjodhën që të mos paraqiten në gjykatën e Apelit duke ia lënë mbrojtjen avokatëve mbrojtës.
Klodian Trocit i janë gjetur në banesë 60 mijë euro të cilat i justifikoi me të vëllanë. Troci tha se i vëllai punonte në fushën e ndërtimit dhe paratë ia kishte besuar atij për t’ja ruajtur.

Troci u prangos pak pasi dha dorëheqjen nga detyra si kreu i Kadastrës, ndërsa akuzohet se së bashku me Bardhyl Gjikën, drejtorin e Drejtorisë së pronave në Qarkun e Vlorës (I arrestuar pasi inskenoi vjedhjen e dy dosjeve të pronave në zyrat e këshillit të qarkut në Vlorë, me qëllim që të fshihnin falsifikimin), dhe specialistin në drejtorinë e administrimit të tokave, Kreshnik Mino kanë bashkëpunuar duke falsifikuar dokumente pronësi nga viti 2019 deri në vitin 2021.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *