Erë lufte në Ballkan/ ‘Godet’ sërish me deklarata provokuese ministri serb: Nuk na duhen rusët për t’u kthyer me forcë në Kosovë  

Shumë diplomat të huaj, media dhe shtete në Europë po lakojnë për ditë e më shumë mundësinë e rindezjes së konflikteve të vjetra në Ballkan, tashmë që Serbia është fuqizuar shumë ushtarakisht edhe fal përkrahjes së pandalshme të Moskës.

Por këtij “zjarri” të rindezur kanë nisur që t’i hedhin “benzinë” pikërisht ministrat dhe liderët e Serbisë me deklaratat kontradiktore dhe provokative.

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka provokuar sërish me një deklaratë në lidhje me Kosovën. Duke dashur të hidhte poshtë disa deklarata të një dite më parë bërë nga një prej krerëve të FSK-së, për prani të mercenarëve rus në Serbi, Vulin pohoi se, vendi i tij nuk po përgatit vullnetarë rusë për t’u kthyer në Kosovë.

Vulin: S'ka Shqipëri të Madhe, pa luftë me Serbinë - Gazeta Online INSAJDERI

Sipas mediave serbe, Vulin ka thënë se, nëse Beogradi do të dëshironte të kthehej me forcë në Kosovë, nuk do të kishte nevojë për rusë apo të huaj të tjerë, por do t’i mjaftonin serbët e lindur atje.

“Nëse Serbia do të donte të kthehej me forcë në veri dhe jug të ‘Kosovës dhe Metohisë’, nuk do të kishte nevojë për rusët apo ndonjë të huaj tjetër, mjaftojnë serbët e lindur në ‘Kosovë dhe Metohi’. Shqiptarët (ai sërish përdori termin fyes ‘shiptari’) u bindën për këtë kur dërguan forca speciale arrogante në veri të ‘Kosovës dhe Metohisë’ dhe të përulur dhe të frikësuar i tërhoqën në jug”,- tha Vulin.

Vulin 780x439

Ai këto komente i ka bërë duke u përgjigjur ndaj një deklarate të ish-komandantit të FSK-së, Kadri Kastrati, i cili tha se ka informacione se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ministri Vulin po rekrutojnë mercenarë rusë për t’i sjellë në veri të Kosovës. Vulin deklaroi se, shqiptarët e Kosovës, “kur nga ta flet frika dhe ndërgjegjja e papastër, fillojnë të flasin për agresionin serb dhe rrezikun rus”.

“As presidenti Vuçiç, as unë nuk jemi duke përgatitur apo kërkuar vullnetarë rusë. Nëse Serbia do të dëshironte të kthehet me forcë në Veri dhe Jug të Kosovës dhe Metohisë, nuk do të kishte nevojë për rusët apo ndonjë të huaj tjetër, mjaftojnë serbët e lindur në Kosovë”,- shtoi Vulin.

Vulin: Largimi im nga Qeveria do të ishte një dhuratë për Thaçin e të tjerët - Abc News

Sipas tij, “pretendime të tilla duhet të shërbejnë si shkas që NATO të ngrejë edhe një herë armët dhe të bëjë një luftë, të cilën vetë shqiptarët kurrë nuk mund ta fitonin, ashtu siç nuk mundën të ndërtonin vetë një shtet”.

Vulin: Ushtria e Serbisë duhet të vazhdojë të investojë që ta ruajmë paqen edhe në Ballkan - Periskopi

Vulin: Ushtria serbe është gati për ndërhyrje | Ekonomia Online

Kërcënimi i Vulin: Ushtria serbe gjithmonë e gatshme t'i tregojë aftësitë - Lajmet e fundit - Zëri

Kushtet e këqija, afro 10 mijë persona lëshojnë ushtrinë serbe - Gazeta Express

Ushtria serbe stërvitet më tepër me NATO-n sesa me Rusinë - PrizrenPress - Portal informativ

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *