Po transportonte nxënësit e shkollës, shoferi plagoset me thikë nga drejtuesi i mjetit luksoz

Shoferi i një furgoni që transporton nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur para dyerve të shkollës “Fan Noli”.

Shoferi i furgonit po ngjiste në mjet nxënësit e shkollës, por bllokimi i rrugës ka revoltuar drejtuesin e një mjeti luksoz. Ky i fundit ka kërkuar që t’i lironin rrugën por pas kundërshtimeve ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar drejtuesin e furgonit.

Autori i ngjarjes është larguar nga vendi i ngjarjes me makinën e tij. I plagosuri është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihen identitetet e personave të përfshirë në këtë plagosje.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *