Rinovim i kontratës me Lazion? Strakosha kërkon të rikthehet titullar por Tare…

Thomas Strakosha rikthehet titullar në Europa League, e vetmja dritare për momentin në dispozicion të gardianit kuqezi. Kjo është ndeshja e katër që Strakosha zbret në fushë, vetëm në Europë, pasi në Serie A as që bëhet fjalë, as me Sarrin në stol nuk ka ndryshuar kjo qasje, i cili gjithashtu i beson një veterani si Pepe Reina.

Drejtuesit e klubit të Lazios janë vënë në një pozitë jo të përshtatshme, Straksoha është në fund të kontratës dhe duhet të lëvizin shpejt, vetëm paratë, apo përmirësimi i kushteve në kontratës nuk mjaftojnë pasi Strakosha kërkon minuta, kërkon të rikthehet të jetë titullar.

Strakosha

Igli Tare ia ka bërë të qartë Strakoshës vullnetin e klubit, madje i ka ofruar edhe kontratën e re, por nuk i ofron vendin si titullar, diçka që Strakosha duhet ta fitojë vetë në fushë. Për herë të parë që nga periudha kur pikërisht Strakosha i mori vendin si titullarë Marchettit, Lazio nuk përjeton një situatë të tillë, ku i duhet të zgjedhin, ti besojnë Strakoshës, apo ta lënë të lirë dhe të shohin për ndonjë zëvendësues në tregun e transferimeve, këtë duhet ta bëjnë shpejt pasi në fund të sezonit portieri kuqezi mund të largohet falas.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *