Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka dalë në një konferencë për media pasi SPAK lajmëroi se do të rigjykojë çështjen e Gërdecit.
Mediu deklaroi se kërkesa për rigjykim nuk sjell asnjë dobi dhe se këto akte mund të dëmtojnë pavarësinë e këtyre institucioneve.Ai shtoi se nuk i është shmangur drejtësisë dhe se nuk është ai shkaktari i pasojave.
Deklarata e Mediut:
Fatmir Mediu në konferencë për shtyp për rihapjen e çështjes së Gërdecit: Rekurdi nuk lidhet me qëllim timin për drejtësi bërjen. Paligjshmëria në gjykimin tim nuk prodhon drejtësi. Propaganda dhe disa media të caktuara kanë synuar që të krijojnë perceptimin publik se është ministri i Mbrojtjes për atë ngjarje. Nuk kam reaguar ndaj sulmeve vetëm në respekt të atyre që u prekën nga tragjedia, por duket se kjo është keqpërdorur nga spekulantët. Kam dhënë dorëheqjen dy ditë pas ngjarjes por kam qenë aspak i fajshëm. Nuk i jam shmangur hetimit dhe gjykimit për këtë çështje. Jam vendosur në dispozicion të hetimit. Prokuroria e asokohe ka bërë hetim 360 gradë si për asnjë politikan tjetër për mua dhe familjen e tij, madje dhe tek persona që kanë qenë jashtë vendit. Kanë përgjuar telefonat dhe jo vetëm. Nuk është e vërtetë që kjo çështje nuk është gjykuar. Në vitin 2019 e njëjta kërkesë që iu adresua SPAK është gjykuar nga Gjykata e rrethit në Tiranë, është lënë në fuqi nga Apeli dhe është i formës së prerë. Këto fakte dhe këto vendime i kemi dhe ju për t’i parë.
/Priza.al/