Ministrja e Kulturës dhe Informimit e Serbisë, Maja Gojkoviq, ka zbuluar se janë gjetur vepra arti të vjedhura, si një orë ari, që i përkiste ish-presidentit të Jugosllavisë – Josip Broz Tito.
Ministrja e Kulturës, ka bërë të ditur se vjedhja e artefakteve është një biznes shumë fitimprurës sot në tregun e zi dhe se vlera e kryeveprave të vjedhura – përveç orës – është rreth gjysmë milioni euro, raportojnë mediat serbe.
Ora, e cila i përkiste Josip Broz Titos, është zhdukur para më shumë se 10 vitesh në Muzeun e Jugosllavisë, ndërkohë që ka ekzistuar një ekspozitë e orëve që presidenti Tito i ka marrë si dhuratë ose blerë në koleksion.
Pas më shumë se një dekade, ora u shfaq në një ankand të rregullt në Hong Kong dhe u “ndalua” menjëherë. Veç kësaj, Gojkoviq ka treguar se në Zyrih është gjetur së fundmi një pikturë, e cila është zhdukur 20 vjet më parë.
/Priza.al/