Kylie Jenner zbuloi dje (e martë), se i dashuri i dhuroi asaj dhe vajzës 3-vjeçare të çiftit, Stormi Webster, dy unaza diamanti që kombinohen. Unazat kanë secila një gur të prerë në formë dardhe të vendosur pranë një diamanti të prerë në smerald, në një stil “Toi et Moi”.
“Babi na ka marrë unaza që përputhen”, shkruajti Jenner, 24 vjeçe, në një foto të dorës së saj pranë asaj të Stormit.
Fried, CEO i The Diamond Pro, i tha Page Six Style se blerja kushtonte goxha. “Këto unaza që përputhen janë absolutisht mahnitëse për shkak të dizajnit të tyre unik dhe paraqitjes së diamanteve”, tha ai. “Diamantet e mëdha të Kylie duken të jenë 5 ose 6 karat secila, me një vlerë të vlerësuar prej 325 mijë dollarë për të dyja. Diamantet e Stormit duket se janë 1.5 karat secila, me një vlerë të vlerësuar prej 120 mijë dollarë për të dyja”
View this post on Instagram
Ylli shkëlqeu me manikyrin e saj franceze, i cili ishte e mbuluar me perla, ndërsa vogëlushja kishte thonj holografikë.
Ndonëse Jenner nuk tregoi nëse kishte ndonjë rast të veçantë pas dhuratave mahnitëse, ajo aktualisht është në pritje të fëmijës së dytë të çiftit.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/