Është vendosur data kur do të hidhet shorti në Bashkinë e Lezhës për ndarjen e shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të dy viteve më parë.
Më 18 nëntor është vendosur data kur do të hidhet në Bashkinë e Lezhës, shorti i parë për përfituesit e apartamenteve të banimit, të cilët do të zgjidhen në mënyrë rastësore.
Njoftimi i Bashkisë Lezhë
Hedhjen e shortit publik, për përfituesit, me qëllim akomodimin në njësite e banimit në objektët e reja të rindertuara në Lagjen “Besélidhja”, rruga “Lissus”, në datën 18.11.2021, ora 10:00, në ambientet e Salles së Këshillit te Bashkisë Lezhë, Pallati i Kultures, Kati i Dyte, Sheshi “Gjergj Kastrioti”.
Shorti konsiston në përzgjedhjen rastësore nga ana e përfituesve të miratuar me Vendim të Keshillit Bashkiak sipas llojit të banesës përkatëse takuese.
Ky njoftim bashkë me listen e përfituesve të miratua me Vendim të Këshillit Bashkiak do të publikohet në ambjentet e Bashkisë Lezhë, faqen zytare të Bashkisë (linku me poshte)dhe mediat audiovizive.
Lajmi për ndarjen me short u bë me dije nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj, gjatë një konference për shtyp.
/Priza.al/