Një aksion i befasishëm është realizuar mbrëmjen e sotme në Vlorë, i cili kishte si qëllim kapjen e personave në kërkim dhe për personat që qarkullojnë me armë pa leje.
Burime bëjnë me dije se janë arrestuar 4 persona për armëmbajtje pa leje. Një person rreth moshës 30 vjeçare kur ka parë policinë që po e ndiqte ka hedhur armën tip pistoletë dhe është larguar me vrap.
Policia është në ndjekje të të riut dhe ka rrethuar vendngjarjen. Operacioni është ende në zhvillim e sipër, ndërsa detajet pritet të bëhen publike nga Policia e Shtetit.
/Priza.al/