Berisha mashtron shqiptarët! Asnjë padi e pranuar në Paris kundër sekretarit Blinken

Ish kryeministri Sali Berisha duket se ka gënjyer popullin shqiptar rreth vendimit se Gjykata e Parisit kishte pranuar padinë e tij ndaj sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken.

Berisha e ka konfirmuar disa herë që Gjykata e Parisit e kishte pranuar padinë. Hera e fundit ishte në “Foltoren” e organizuar prej tij në Lezhë, para ndjekësve të tij të ‘zjarrtë’.

Duke ju referuar çështjes që tashmë ka shkuar në gjykatën franceze, Berisha tha: “Jo vetëm gjykatësi ka pranuar shqyrtimin e padisë, por miqtë e mi më kanë njoftuar se ajo dosje ka zero fakte, zero prova, zero dokumente ashtu siç ju kam thënë unë ju. Megjithatë ftoj Sekretarin e Shtetit dhe cilindo shtetas, qytetar, institucion të atij vendi e mbarë botës, që çdo fakt, provë, dokument që të ketë, ta çojë në sallën e gjyqit në Paris”.

Por gazetari Albi Xhunga e nxori zbuluar ish-kreun e selisë blu në emisionin Zona Zero në Top News. Vetë gazetari kontaktoi me zv/Prokurorin Vincent Plymas, në gjykatën e Parisit.

Dhe sipas përgjigjes zyrtare të këtij të fundit, nuk kemi të bëjmë me një pranim të padisë, por me regjistrim ose quajtur ndryshe protokollim të saj.

“Zbuluam që nuk ka një padi të pranuar nga Berisha ndaj Blinken, por vetëm një protokollim të kësaj padie. Deklarata e Berishës se gjyqtari ka pranuar padinë e tij, është mashtrim publik. E bazuar në asgjë. Pse është gënjeshtër? Sepse kontaktuam gjykatën e Parisit dhe zyra e marrëdhënies me shtypin na informoi që nuk kemi të bëjmë me një pranim të padisë por me një regjistrim. Nuk është marrë asnjë vendim. Kërkova info shtesë dhe më ka ardhur dhe përgjigja,” tha Xhunga.

Përgjigja zyrtare nga Vincent Plymas, zv/Prokuror në gjykatën e Parisit

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *