E rëndë në Gjirokastër! Arrestohet 53-vjeçari, abuzonte seksualisht me të miturën në periudha të ndryshme kohore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Libohovë të Gjirokastrës, ku një 53-vjeçar me inisciale K. H dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një minorene të moshës 16-vjeçare.

Policia ka bërë se dije se shtetasi ka përdhunuar të miturën në periudha të ndryshme kohore. Momentalisht 16-vjeçarja ndodhet në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin K. H., 53 vjeç, banues në Libohovë, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur, 16 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *