Detajet rrëqethëse! Abuzuesi në Gjirokastër kishte lidhje gjaku me minorenen, e përdhunoi për 4 vite

Detaje të reja tronditëse janë bërë me dije në lidhje me ngjarjen e rënë së Libohovë të Gjirokastrës ku një 53-vjeçar ka abuzuar seksualisht me një të mitur 16-vjeçare.

Mësohet se autori Kabuli Hunda kishte lidhje gjaku me minorenen, e cila vjen nga një familje e varfër dhe prindërit i kishte me aftësi të kufizuara. Hunda kishte abuzuar me të miturën që kur ajo ishte në moshën 12-vjeçe, pra për katër vite.

Babai i vajzës e kishte dajë 53-vjeçarin, ndërsa si autori ashtu dhe familja e viktimës jetonin në një lagje. Abuzuesi më parë kishte jetuar në Greqi, ndërsa gruaja i kishte vdekur. 53-vjeçari është baba i një vajze të rritur, mbi 20 vjeç.

16-vjeçarja kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe ka përfunduar në spitalin e Gjirokastrës në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u shtruar menjëherë në reanimacion me hemorragji të rëndë dhe me hemoglobinë 1. Mjekët kanë menduar menjëherë se vajza mund të ishte prekur nga leucemia, më pas kanë diskutuar për një abort spontan. Vajza po i nënshtrohet ekzaminimeve teksa ndodhet ende në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *