Zbulohen gjurmë uji në galaktikën më të largët

Gjurmë uji janë zbuluar në një galaktikë të madhe të universit të hershëm. Ky është zbulimi më i largët i ujit në formë molekulare deri më sot në një galaktikë që “lind” yje.

Vëzhgimet u bënë me teleskopin ndërkombëtar ALMA në shkretëtirën Atacama të Kilit dhe studiuesit bënë para-publikimin përkatës në arXiv, më pas një botim në revistën astrofizike “The Astrophysical Journal”.

Molekulat e ujit, së bashku me monoksidin e karbonit, u zbuluan në çiftin galaktikë SPT031-58 (i cili ndoshta është në proces bashkimi) afërsisht 12.88 miliardë vite dritë nga Toka, në një kohë kur universi ishte vetëm 780 milionë vite drite larg.

Kjo galaktikë e dyfishtë ka masën më të madhe nga çdo galaktikë e njohur e asaj periudhës së hershme. Uji është molekula e tretë më  bollëk  në univers pas hidrogjenit molekular dhe monoksidit të karbonit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *