Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbardhur vendimin ndaj ish kryeprokurorit Adriatik Llalla. Zbardhja e vendimit i hap rrugë edhe rekursit në Gjykatën e Lartë.
Ish-kryeprokurori Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode.
Më konkretisht ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7000 dollarë për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës si dhe shkollimin e vajzës së tij në gjermani. Gjithashtu ndaj ish kryeprokurorit gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë.
Më konkretisht bëhet fjale për një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës. Në vendimin e saj Apeli i GJKKO-së, thotë se ish kryeprokurori për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik.
/Priza.al/