VIDEO/ Duke luftuar në ring për titullin, boksieri i ri humb jetën në mënyrë tragjike

Një boksier i ri nga Zimbabve, Taurai Zimunya, ka ndërruar jetë si pasojë e goditjeve të shumta. 24-vjecari mori disa goditje të tmerrshme në kokë në raundin e tretë para se të rrëzohej ndërkohë që gjyqtari nuk ka reaguar, ndonëse dukej qartë se boksieri ishte në gjendje të rëndë.

Lawrence Zimbudzana, sekretari i Bordit Kombëtar të Kontrollit të Boksit, njoftoi se do të nisë një hetim për rastin pasi shumë nga të pranishmit pohuan se kjo tragjedi mund të shmangej.

Taurai Zimunya iu është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore para se të transferohej në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *