Dosja/ Nga ‘non grata’ tek arrest shtëpie zbulohet çfarë gjeti Prokuroria për Tom Doshin!

Prania e emrit të Dom Doshit në listën e zezë të DASH dhe takimet e shpeshta të ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim dhe kryekomisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin bënë që më 22 mars KQZ t’i kërkojë njësisë së dekiminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme verifikim.

Edhe pse Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen nga mandati ditën e sotme Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje KQZ. Së bashku me të dhënat që nuk bëhen ende të ditura, Prokuroria i thotë KQZ-së që është ajo që vendos nëse ka shkelje të ligjit për dekriminalizimin.

Por çfarë gjeti Prokuroria e Përgjithshme në dosjen e Doshit?

Rekordet nga Prokuroria:

Rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë më 25.05.1990, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor për kundërvajtjen penale “Sjellje së padenjë në shoqëri” duke u dënuar me 1 vit heqje lirie.

Ndërkohë Tom Doshi nga verifikimet e Prokurorisë së Përgjithshme rezulton i hetuar apo i akuzuar për veprat penal:

– Plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe “sjellje e padenjë në shoqëri” më 26.02.1990.

– Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime, manifestime të paligjshme” më 20.01.2012.

– Goditje për shkak të detyrës, më 13.03.2008.

-Kallëzim i rremë, deklarim i rremë para prokurorit dhe kanosje për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë, më 20.03.2015 nga Prokuroria e Përgjithshme.

–  Refuzim për deklarimin, mos deklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive dhe interesave private të personave të zgjedhur dhe nën punësve publik.

Rezulton të ketë qenë i ndaluar për “kallëzim të rremë” nga data 26.03.2015 deri më 28.03.2015 pasi gjykatat u ka caktuar masën “arrest shtëpie”

Rezulton të ketë qenë i arrestuar në burg në Durrës si i dyshuar për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje më 26.02.1990.

Rezulton të ketë qenë me masë sigurie personale:

“Arrest në shtëpi”  më 28.03.2015 për “Kallëzim të rremë” “Kanosje për deklarime të rreme.

– “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, 28.04.2015 “Kallëzim i rremë”

-Rezulton të jetë “Non Grata” në SHBA.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *