Ndihmonte klandestinët të kalonin kufirin nga Shqipëria drejt BE-së, në pranga e reja nga Emiratet e Bashkuara

Një 36-vjeçare me banim në Emiratet e Bashkuara është vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi akuzohet për dhënie të ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit.

Burimet e policisë bënë me dije se pas hekurave ra shtetasja me inicialet A. D., për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se kjo shtetase në bashkëpunim me persona të tjerë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nën siglën e një kompanie udhëtimesh, siguronin udhëtimin e shtetasve rezident në Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendit tonë, të cilët më pas ju siguronin ndihmë për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së.

Në kuadër të operacionit të koduar “Udhërrëfyesja”, u proceduan penalisht dhe 13 shtetas, banues në Bangladesh, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, konkretisht:

M., 30 vjeç, M. S., 24 vjeç, M. H., 24 vjeç, A. A., 26 vjeç, R. Sh., 21 vjeç, Sh. A., 38 vjeç, T. M., 32 vjeç, K. K., 37 vjeç, J. A., 31 vjeç, F. H., 33 vjeç, A. S., 23 vjeç, M. R., 24 vjeç dhe R. A., 24 vjeç.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *