Ditën e mërkurë do të mbizotërojë mot i kthjellët në pjesën bregdetare, dhe me alternime vranësirash e kthjellimesh në zonat malore dhe ato të ulëta. Era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi e lehtë e përkohësisht mesatare përgjatë bregdetit, duke u pasuar nga valëzim në dete i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 2°C deri në 14°C
zonat e ulëta 5°C deri në 21°C
zonat bregdetare 7°C deri në 21°C