Autoritetet policore në Rusi kanë arrestuar një aktore të filmave për të rritur, e cila u zhvesh dhe realizoi një foto me kullën e Kremlinit në sfond.
20-vjeçarja e njohur në rrjet si Rita Fox, thotë se, u dënua për “huliganizëm” pas zemëratës së gjerë në rrjet për imazhet e postuara në llogaritë e saj sociale, ku shiheshin monumentet e famshme të Moskës.
Ajo thoshte për ndjekësit e saj në Telegram: “Jam burgosur për 14 ditë. Më kanë dënuar për huliganizëm të rangut të vogël, sipas akuzës së shkruar”.
Por autoritetet ruse ende nuk kanë konfirmuar arrestimin e saj.
Rasti i Ritës nuk është i vetmi, teksa disa ditë më parë edhe një çift “influencuesish” të rrjetit, e panë veten në telashe për imazhe imorale para objekteve të njohura publike në Moskë.
Aktorja ishte frymëzuar për veprimet e saj nga modelja e Instagramit, Anastasia Chistova, e cila shkaktoi zemërim javës që shkoi kur me të dashurin bënin poza provokuese para një katedraleje në “Sheshin e Kuq”, raporton rrjeti “Ren TV”.
Dyshja mori një gjobë të konsiderueshme. Imazhet tregonin modelen duke simuluar veprime seksuale me të dashurin, teksa mbante veshur një xhaketë policie.
/Burimi: RT/Përshtati: Priza.al/