Jo vetëm shqiptarët janë gjaknxehtë dhe bëjnë krime ndaj grave. Edhe fqinjët tanë sidomos ata jugorë, duket se paskan të njëjtat zakone me ne.
Pamje tronditëse janë publikuar nga mediat në Greqi, në momentin kur një 54-vjeçar ndjek me thikë ish-bashkëshorten 48-vjeçare, e cila mbeti viktimë e sulmit të tij.
Në video shfaqet autori i vrasjes, i cili ndjek gruan e tij ndërsa ajo vrapon për të shpëtuar, por më kot. Ai ecën me një kaskë motori në kokë, ndërsa në duar mban një thikë të madhe.
Pasi kryen krimin, ai largohet i pashqetësuar nga vendi i ngjarjes, duke mbajtur thikën në dorë. Më pas me një motor, largohet nga vendi i krimit.
Pronari i biznesit ku ndodhi ngjarja, lajmëroi policinë. Vajza e madhe e çiftit bashkë me nënën e ndjerë, e kishin raportuar vazhdimisht dhunuesin te autoritetet për dhunë në familje.
Pak orë pasi kreu krimin, autori u vendos në një shkëmb duke kërcënuar për 7 orë me radhë se, do të hidhet nëse dikush do afrohej pranë tij.
/Priza.al/