Një proverb i vjetër thotë: “Nëse nuk ke parë Parisin, nuk e ke parë Europën…”. Epo në fakt, qytete apo kryeqytete si Parisi, Roma, Vjena, apo dhe Barcelona apo Budapesti, janë vërtet atraksione interesante për t’u vizituar.
Këto qytete janë ndër më të vizituarat në botë nga turistët, madje shumë agjenci i cilësojnë edhe si më të bukurit e botës.
Por nuk mendon kështu “CNN”. Në një listim që gjiganti mediatik u ka bërë qyteteve të Europës, ai nuk ka renduar as Romën, as Parisin dhe as Barcelonën.
Janë krejt të tjera qytetet që sipas CNN ja vlen të vizitohen dhe që të japin mbresa të pashlyera.
Këto qytete konsiderohen si qytetet me arkitekturën më të bukur dhe me kulturë të veçantë. Më poshtë listohen disa nga këto qytete të veçanya, nga ato të peshkimit, deri te kështjellat e mesjetës në majë të kodrave.
Giethoorn, Holandë
Guimarães, Portugali
Roscoff, Francë
Anghiari, Itali
Nafplio, Greqi
Mostar, Bosnjë dhe Hercegovinë
Mazara del Vallo, Siçili
Clovelly, MB
Dinkelsbühl, Gjermani
Korçula, Kroaci
Kenmare, Irlandë
Piran, Slloveni
Reine, Norvegji
Regencos, Spanjë
Tarnów, Poloni
/Priza.al/