Automjete me prizë/ Shqipëria, mbrapa edhe në ‘elektrifikimin’ e makinave, vetëm 0.25% janë elektrike ose hibride

Çmimet e karburantit në muajt e fundit po rriten me ritme të shpejta dhe iu janë afruar niveleve më të larta historike. Në pikat e shitjes së tregtuesve më të mëdhenj aktualisht gazoili dhe benzina shiten me 184-186 lekë për litër.

Shtrenjtimi i naftës po rrit në mënyrë direkte kostot e përdorimit të automjeteve, ndërsa paralelisht bota po përballet me një nevojë gjithnjë e më të shpejtë për të ulur emetimet e gazrave të dëmshëm dhe për të frenuar ngrohjen globale. Në samitin e klimës të zhvilluar këtë javë në Skoci, Presidenti Amerikan dhe Presidentja e Komisionit Europian njoftuan angazhimin e 100 vendeve të Botës për të ulur me 30% emetimet e gazit metan deri në vitin 2030.

Quebec narrowly misses goal of putting 100,000 electric vehicles on the road | CBC News

Për të ulur kostot, por edhe për shkak të nevojës për të ulur ndikimin negative në mjedis, prej vitesh në botë ka një tendencë drejt përdorimit në rritje të automjeteve elektrike. Mbështetur në të dhënat e Shoqatës Europiane të Prodhuesve të Automjeteve (ACEA), 20% e automjeteve të shitura në Bashkimin Europian gjatë tremujorit të tretë të këtij viti ishin elektrike ose hibride.

Në veçanti, BE-ja është në pararojë të zhvendosjes drejt mjeteve elektrike, madje Komisioni Europiani ka propozuar ndalimin e automjeteve që përdorin karburante fosile duke filluar nga viti 2035.

Electric cars are more environmentally friendly than gasoline cars – 6PARK.NEWS/TEXAS

Për momentin, Shqipëria është shumë larg këtyre tendencave. Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se deri në mesin e këtij viti në Shqipëri rezultonin zyrtarisht të regjistruara vetëm 467 mjete elektrike.

Ndërkohë, automjetet hibride që, përveç lëndëve djegëse fosile, funksionojnë pjesërisht me energji elektrike, janë pak më shumë se 1 mijë. Gjithsej, automjetet elektrike dhe hibride përbëjnë vetëm 0.25% të numrit të përgjithshëm të automjeteve aktive në Shqipëri.

Makinat elektrike në Shqipëri, shumë entuziazëm, pak investim - YouTube

Aktualisht, edhe Shqipëria aplikon incentive fiskale për automjetet elektrike. Mjetet e reja elektrike mund të importohen pa taksë doganore dhe pa paguar tatim mbi vlerën e shtuar dhe përjashtohen nga taksa vjetore e qarkullimit. Gjithashtu, këto automjete mund të regjistrohen pa kosto fillestare, sepse që në vitin 2019 DPSHTRR ka zeruar tarifat për kontrollin fizik, nxjerrjen e lejes së qarkullimit, nxjerrjen e targave dhe të certifikatës së pronësisë.

Megjithatë, deri tani këto incentiva nuk kanë pasur një ndikim shumë të madh në rritjen e përdorimit të mjeteve elektrike. Shqipëria ngelet një treg i varfër dhe pjesa dërrmues e flotës së automjeteve në përdorim, rreth 70%, janë më të vjetra se 10 vjet.

Makinat elektrike në Shqipëri, shumë entuziazëm, pak investim – Shtypi.net

Rritja e përdorimit të mjeteve elektrike ka gjithashtu nevojë për më shumë promovim, por edhe për zgjerimin e një infrastrukture të nevojshme të pikave të karikimit.

Në rastin e Shqipërisë, automjetet elektrike do të kishin një ndikim domethënës në funksion të uljes së emetimeve të gazrave të dëmshëm, sepse vendi ynë e siguron pjesën më të madhe të energjisë që konsumon nga burime të rinovueshme.

/Burimi: Monitor.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *