Së fundmi Lady Gaga ka pranuar për prestigjiozen ‘Vogue’ se nuk ka folur kurrë me vrasësen që ajo portretizon në filmin e ‘House of Gucci’, para xhirimit të saj, duke thënë se ajo mund ta bënte rolin e drejtë vetëm nëse lexonte midis rreshtave. Gaga ka treguar gjithashtu se “askush” nuk do t’i tregonte asaj se si të luante rolin e Patrizia-s, madje as vetë kriminelja e dënuar.
“Ndjeva se mund ta bëja të drejtë këtë histori vetëm nëse e qasja me syrin e një gruaje kurioze që ishte e interesuar të zotëronte një shpirt gazetaresk, në mënyrë që të mund të lexoja mes rreshtave se çfarë po ndodhte në skenat e filmit. Do të thotë se askush nuk do të më tregonte se kush ishte Patrizia Gucci, madje as Patrizia Gucci.
Lady Gaga pranon se nuk ka folur dhe nuk e ka takuar kurrë Patrizia Gucci-n e vërtetë gjatë kohës që po përgatitej për ‘House of Gucci’, pasi ajo tregoi se ka kaluar më shumë se një vit në këtë rol.
“Do të jem plotësisht e sinqertë dhe transparente, unë kam jetuar si ajo për një vit e gjysmë.”
Patrizia, e njohur edhe si Vejusha e Zezë, u shpall fajtore dhe u dënua me 29 vjet për punësimin e vrasësit, i cili vrau ish-burrin e saj, Maurizio Gucci. Patrizia nga ana tjetër është shprehur më parë në muajin mars se ndihej shumë e mërzitur që Gaga nuk kishte arritur ta takonte atë përpara se të portretizonte rolin. Pasi mësoi se Gaga ishte vendosur ta luante atë në filmin biografik, Patrizia Gucci né Reggiani, i tha një gazetari italian:
“Jam shumë e mërzitur nga fakti që Lady Gaga po luan rolin si unë në filmin e ri të Ridley Scott pa pasur as largpamësinë dhe ndjeshmërinë për të eja dhe më tako.”
Në lidhje me këtë rol vetë këngëtarja ka treguar se fokusimi i saj i madh në portretizimin e rolit, bëri që ajo të humbiste edhe lidhjen e saj me realitetin. Për përkushtimin e saj në këtë rol ka vijuar duke thënë se:
Kam tre vjet që kam filluar të punoj për të dhe do të jem plotësisht e sinqertë pasi unë fola me theksin e saj për më shumë se nëntë muaj. Kam pasur disa vështirësi psikologjike në një moment nga fundi i xhirimeve. Ose isha në dhomën time të hotelit, duke qëndruar dhe duke folur si Reggiani, ose isha në xhirime, duke jetuar dhe folur si ajo. Më kujtohet se një ditë në Itali dola me një kapele mbi kokë për të shëtitur. Kisha rreth dy muaj që nuk kisha bërë një shëtitje dhe më kishte zënë paniku. Mendova se isha akoma në një set filmi.