Parashikimi i motit, temperaturat do të shkojnë deri në 27 gradë

Java mbyllet me diell dhe me temperatura të larta, mirëpo nukl do mungojnë dhe reshjet e shiut. Sipas MeteoAlb: Vlerat e larta barike do të sjellin mbizotërim të kushteve të qëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin tonë, gjatë gjithë ditës.

Parashikohet që zonat Jugore dhe Qëndrore të jenë në dominimin e kthjellimeve, por herë pas here do të ketë dhe zhvillim të vranësirave konvektive duke sjellë shira të përkohshëm kryesisht në veri dhe veriperëndim.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes por nje renie te lehte do të ketë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.Era do të fryjë e mesatare me shpejtësi 40 km/h, mbetet nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *