Greqi/ Mëngjesin e sotëm janë regjistruar disa lëkundje në zonën e Kretës. Sipas mediave greke, magnituda e tërmetit ka qenë 3.5 e shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë 40 km në veri të Heraklionit dhe me thellësi 17.4 km.
Tërmeti është shoqëruar edhe me 2 lëkundje të tjera në juglindje të Zakros Lassithi me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter me thellësi 17.5 km dhe në veri të Heraklionit me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter, 39 km me thellësi 18.8 km.
Javëve të fundit Greqia ka qenë nën lëkundje të vazhdueshme edhe pse njihet si një zonë më aktivitet të lartë sizmik.
/Priza.al/