Çifti i famshëm i aktorëve, Bergüzar Korel dhe Halit Ergenç janë bërë prindër për herë të tretë. Pas dy djemve, Ali dhe Han në jetë ka ardhur një vajzë.
Ata e kanë pagëzuar me emrin Leyla. Pas lindjes mësohet se nëna dhe vajza gëzojnë shëndet të plotë.
Halit Ergenç, i cili nuk e ka lënë vetëm partneren e tij gjatë lindjes, është shoqëruar edhe nga dy djemtë, Ali dhe Han.
/Priza.al/