Gjendet një radio e zezë në zonën e Brrylit, priten ekspertët antieksploziv

Në hyrje të pallatit në rrugën ‘Martin Canaj’, pranë shkollës ‘Nike Dardani’ në Tiranë, është gjetur një çantë e dyshimtë. Policia ka gjetur një radio të zezë e cila shërben për të ruajtur objekte të ndryshme private.

Policia ka rrethuar zonën dhe po verifikon nëse çanta e gjetur mund të përmbajë lëndë plasëse, apo thjeshtë është harruar nga ndonjë qytetar.

Nuk dihen ende detaje të reja në lidhje me ngjarjen, ndërsa në terren ndodhen forca të shumta policie. Pritet që në vendngjarje të shkojnë edhe efektivët antieksploziv të RENEA-s.

NJOFTIMI:

“Më datë 05.11.2021, në rrugën “Martin Canaj”, në trotuar, është gjetur një send i dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4 kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhet sendi i dyshimtë dhe priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët antieksploziv të RENEA-s”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *