Gazetari dhe moderatori Arjan Çani, por këtë herë në pozicionin e analistit nga studio e emisionit “Të Paekspozuarit” në “MCN TV”, duke folur për reformën në drejtësi, u shpreh se atë po e bën një lob i caktuar.
Sipas tij, ky lob mbështet Edi Ramën. Më tej ai përmendi miliarderin George Soros.
“Si ka mundësi që të ashtuquajturën reformë në drejtësi po e bën një lob i caktuar që mbështet Edi Ramën. Ju çfarë e dini Sorosin, ndonjë kalama kopshti, çfarë e dini?
Nëse e ka kërkuar Kongresi Amerikan dhe ka paguar paratë, më gjeni faturën dhe ma jepni. E di çfarë mashtrimi i madh është ky?
Jemi ne 5 ekspertë nga Amerika dhe paguhemi ne nga shteti i tyre dhe këta i quajnë para të hedhura nga Amerika për ne, kur këto janë para të hedhura nga Amerika për vendin e tyre. Nëse jam i gabuar më thoni dhe kërkoj falje”,- deklaroi gazetari Çani.
/Burimi: MCN TV/