Një 43-vjeçar me banim në Kamzë rezulton i zhdukur prej më shumë se 10 ditësh. Personi i identifikuar si Ruzhdi Hoxha është zhdukur prej 21 tetorit dhe familja ka bërë denoncimin në polici.
Hoxha është baba i dy fëmijëve dhe pronar i një biznesi inertesh në dalje të Kamzës.
Për gati shtatë ditë 43-vjeçari nuk e ka pasur të hapur telefonin, por më pas nga dita e shtunë telefoni i tij është hapur, por nuk është përgjigjur kush.
Familjarët kanë bërë kallëzim tek komisariti nr 5 dhe hetimet kanë nisur fillimisht për largim nga banesa, por më pas çështja ka kaluar për rrëmbim personi në drejtorinë e Policisë së Tiranës..
Dosja është marrë në hetim nga sektori i hetimit të krimeve të rënda.
Mësohet se pas denoncimit, policia ka shoqëruar mikun e tij, i cili ka pasur dhe takimin e fundit me 43-vjeçarin. Ky i fundit është ndaluar dhe po mbahet në paraburgim pasi ka hesape me drejtësisë italiane.
/Priza.al/