PD-ja i përgjigjet sërish Ramën: Presioni ndaj nesh s’të ndihmon, je i humbur!

Dështimet nga secila palë politike janë kthyer në kryefjalën e ditës. PD dhe PS nuk përmbahen, duke ia deleguar fajin njëra-tjetrës për situatën. Në reagimin e radhës është PD-ja që i është përgjigjur sërish Ramës, duke vënë në dukje se kryeministri po përpiqet që të sulmojë takimet e tyre elektorale.

PD-ja nënvizon sikundër në çdo postim se nё 25 prill, Shqipёria do tё fitojё dhe Rama do tё humbasë. Sipas kësaj force, Rama e di që do të humbasë, ndaj po sumon takimet elektorale, duke përdorur pretendime të rreme.

Rama më herët nxori një foto nga takimet e kryedemokratit, ku kishte bërë bashkë qytetarët në një kohë pandemie. Shumica prej tyre nuk mbanin maskë dhe nuk respektonin distancën, duke u kthyer në burim infeksioni.

Reagim i Partisë Demokratike:

Rama e di qё do tё humbasё, ndaj po pёrpiqet tё sulmojë takimet tona elektorale duke pёrdorur pretendime tё rreme. Rama e di qё askush nuk mund t’i ndalojё qytetarёt shqiptarё qё duan ndryshim dhe kjo e shqetëson atё. Ajo qё ai di tё bёjё ёshtё tё fajёsojё çdokёnd pёr dёshtimet e tij. Partia jonё funksionon si çdo parti nё Shqipёri- nё zbatim tё ligjit dhe nё mёnyrё demokratike. Rama pёrpiqet ta ndalojё kёtё duke keqinformuar dhe duke pёrdorur kёrcёnime dhe presion ndaj PD. Por kjo nuk do ta ndihmojё atё. Nё 25 Prill, Shqipёria do tё fitojё dhe Rama do tё humbasë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *